Moti keq/ Gjendje alarmante në veri të Italisë, raportohet një viktimë(Foto)

permbytjet-italiNjë person nga Torino, Itali rezulton i zhdukur. Veriu i Italisë prej disa ditësh si pasojë e shirave të shumta është përmbytura. Kjo situatë alarmante solli një viktimë. Mësohet se viktima të jetë mbytur në ujë. Shirat e dendur kanë detyruar autoritetet e Piemontit e Liguarias të shpallin alarmin e kuq, ndërsa në Vale D’Aosta e Toskana jepet paralajmërim i verdhë. Ndërsa dalja nga shtrati e lumit Tanaro i shtyu zyrtarët lokalë t’i kërkojnë qeverisë qendrore shpalljen e gjendjes së emergjencës. Një burrë 69-vjeçar u rrëmbye nga ujrat në Torineze.
Kryeministri Matteo Renzi mbërriti në selinë e qendrës operative të mbrojtjes civile në Torino, ku deklaroi se faza e emergjencës nuk ka përfunduar akoma dhe se për momentin, askush atje nuk mund të marrë frymë i lehtësuar.

“Është thelbësore që në orët në vazhdim, qeveria të lëvizë në mënyrë të menjëhershme, pasi do të nisë përllogaritja e dëmeve dhe do të jepen ndihma për popullsinë”- ka thënë Renzi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sekuestrohen 78 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga shoferi grek

Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen mbi 78 kg marijuana. Sipas të dhënave, droga ...