Reshjet e shiut, bllokohet aksi Bajram Curri-Valbonë(Foto)

14996290_331789360513700_342113776_nMoti i keq po lë shumë pasoja pas. PËrmbytjet e shumta në disa qytete ende janë në rrezik, e ndërsa raportohen dhe problem në disa akse kryesore. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pas komunikimit me ARRSH raporton problem në rrugën Tiranë-Durrës, aksi Shkodër-Qafë Qele, Shkodër-Lezhë, Aksi Bajram Curri – Valbone. Ndërkohë që po punohet prej orëve të mëngjesit për të normalizuar qarkullimit.
Gjendja:
Tirane – Durrës, ka probleme qarkullimi si pasojë e rreshjeve. Kontraktori është angazhuar dhe po punohet në zonën e përmbytjes me mjete dhe forca punetore. Janë angazhuar 6 fadroma.
Zona e Fushe Krujës, nga prurjet e shumta te perrenjve ka prani te madhe te ujit ne rruge. eskatavor dhe fadrome dhe fuqi punetore te shtuar.
Aksi Shkoder – Qafë Qele , ku ka nje shembje, e cila po agravon nga rreshjet e shiut në rrëshqitjen e ndodhur disa muaj më parë.
Tek Harku i Berdices ne aksin Shkoder – Lezhe, ka prani uji rreth 20 cm, si pasoje e hapjes se portave te Hidrocentralit.
Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata eshte problematike per shkak te renies se gureve, sidomos ne Shkoze dhe tek Tuneli i Gjegjanit.
Te gjithe kontraktoret po punojne me mjete si ekskavatore, fadroma, miniekskavatore dhe fuqi punetore te shtuar ne te gjitha zonat problematike.
Aksi Bajram Curri – Valbone, është i bllokuar si pasoje e rreshjeve te dendura. Firma kontraktore, po punon me mjete e forca per hapjen e saj.
Ne te gjitha akse e Qarkut te Dibres dhe të Kukesit, ka prani te gureve dhe dherave ne rruge, por qe po pastrihen nga kontraktoret e akseve.
Ne aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ndodhi rreshqitja para nje muaji, ne km 4 nga Autostrada e Kombit, situata po agravohet si pasoje e rreshjeve. Per momentin rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...