Mos ndaloni së qeshuri sepse… ja avantazhet

Soft

happy-smilesMe siguri edhe ju e keni dëgjuar atë thënien e famshme që e qeshura është ilaçi më i mirë. Nëse kjo është njëmend e vërtetë, atëherë si funksionon?

Çdokush, apo shpresojmë që të gjithë, në ndonjë moment të jetës së vet kanë qenë të rrethuar me familje dhe miq, kur kanë qeshur për diçka edhe pastaj jeni ndier 100 herë më mirë se më herët. Shkencëtarët në fakt kanë arritur të përcaktojnë pse është kështu, transmeton koha.net.

Një e qeshur e përzemërt nga zemra mund të:

• relaksojë tërë trupin, ta zvogëlojë tensionin fizik dhe stresin;

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• stimulojë sistemin e imunitetit me reduktimin e hormoneve të stresit;

• bëjë të ndiheni mirë dhe përkohësisht të lirojë apo të reduktojë perceptimin e dhimbjes me lirimin e endorfinës;

• përmirësojë punën e zemrës dhe të rrisë qarkullimin e gjakut çka mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër dhe problemeve të tjera kardiovaskulare.

Hulumtuesit kanë konkluduar se, madje, edhe pritja e një të qeshure të mirë mund të zvogëlojë stresin dhe të nxisë punën e sistemit të imunitetit.

Kur trupi është nën stres rrit nivelin e kortizolit si përgjigje.

Kortizoli luan rol të rëndësishëm në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e energjisë, si dhe në aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet. Niveli i rritur i kortizolit është i lidhur me trashjen, sidomos me pjesën rreth barkut, plakjen e shpejtuar dhe ulcerat gastrointestinale.

Kortizoli rritet kur rritet stresi. Nuk ka rëndësi nëse stresi është i vërtetë apo i imagjinuar, fizik, mjedisor, kimik, apo tjetër. Trupi në thelb është tërësisht i përgatitur dhe i fokusuar vetëm në mbijetesë. Kjo i lë të gjitha reagimet e tjera fiziologjike në pritje, duke përfshirë edhe përgjigjen inflamatore, e cili zakonisht do ta kishe mbrojtur trupin nga infeksionet dhe bakteret.

Meqenëse shërimi kërkon energji, ai proces është i ndalur dhe i ridrejtuar në mbijetesë. Për të rritur akoma nivelet e energjisë, glikogjeni lirohet nga mëlçia dhe indet e muskujve, çka si pasojë rrit sheqerin në gjak. Tretja dhe absorbimi i materieve ushqyese po ashtu janë të ndalura, sepse trupi fokusohet te kërcënimi i ri. Me të gjitha streset në jetën tonë, trupi mësohet me këto nivele të reja të hormoneve.

Është interesante të vërehet se njerëzit të cilat janë nën shumë stres për një kohë më të gjatë, për shembull, në pushim janë të mërzitur e të shqetësuar dhe nuk dinë çka të bëjnë me veten. Për këtë arsye shumë njerëz frikësohen nga “koha e humbur”, në vend se të kënaqen me pushim apo me kohën të cilën e kalojnë me familje. Ata janë gjithmonë të zënë me disa gjëra të tjera. Kjo ndodh sepse trupi i tyre është mësuar me nivelin e rritur të hormoneve dhe ndihet i humbur nëse zvogëlohet ky nivel.

Ndonjëherë njerëzit do të gjenerojnë stres dhe të krijojnë situata stresuese siç është rasti tek disa të sëmurë të cilët vuajnë nga çrregullime stresuese posttraumatike, transmeton koha.net.

Fatkeqësisht, të gjithë e dimë se mbajtja e nivelit të tillë të stresit është e dëmshme për shëndetin tonë mental dhe fizik, dhe posaçërisht rrit shanset nga problemet kardiovaskulare dhe pamundësisë që në mënyrë adekuate të përgjigjemi ndaj sëmundjeve të vërteta, madje edhe në ftohje, sepse trupat tanë janë aq shumë të zënë me luftën, qoftë ajo e vërtetë apo e imagjinuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar se madje edhe pritja e të qeshurës rrit beta-endorfinën, e cila zbut depresionin dhe hormonin njerëzor të rritjes (HGH), i cili është pjesë e sistemit të imunitetit për 27 dhe 87 për qind.

Ndoshta disa minuta qeshje në ditë nuk do të bëjnë që problemet tuaja të zhduken, por të gjithëve na duhet më pak stres. Pse të presim? Qeshni menjëherë!/gazetaekspres/

ME TE LEXUARAT