Pas Note 7, shpërthen edhe ky model i Samsung

kamera-samsung2016-a përfundimisht nuk është viti i madh për kompaninë gjigante Samsung. Ndonëse ajo ka filluar vitin fuqishëm me Galaxy S7 dhe S7 Edge, gjërat padyshim filluan të përkeqësoheshin kur Galaxy Note 7 filloi të shpërthejë dhe të kaplohet nga zjarri në gjithë botën.
Gjithashtu, në fillim të këtij muaji Samsung është detyruar që të tërheqë 2.8 milionë enëlarëse për shkak se gjatë përdorimit ato çmontoheshin.

Tani, sipas një raporti që vjen nga Franca, nëpërmjet agjencisë së lajmeve CNET, një gruas i kishte eksploduar smartfoni Galaxy J5, transmeton Koha. Lamya Bouyirdane tha për Associated Press se ka vërejtur që telefoni i saj ishte shumë i nxehtë tek ekrani dhe filloi të dilte tym nga telefoni. Pastaj ajo e hodhi atë në dysheme dhe telefoni është kapluar nga zjarri ndërsa pjesa e pasme e tij ishte deformuar tërësisht.

Ajo, po ashtu, thotë se planifikon të hedh në gjyq kompaninë Samsung sepse ishte djali i saj që e mbante telefonin në dorë disa sekonda para se të shpërthente.

“Nuk mund të komentojmë tani për këtë incident të veçantë derisa të ekzaminojmë këtë telefon. Siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe duam të punojmë me çdo konsumator që ka përjetuar ndonjë problem me produktet e Samsungut, me qëllim që të hetojmë rastin dhe t’i mbështesim ata. Problemet me Galaxy Note 7 janë të izoluara vetëm me atë model”, ka thënë Samsung në një deklaratë për CNET.

Duhet të pajtohemi me Samsungun për këtë se problemet me Note 7 janë të vetë kompanisë, përveç disa incidenteve të izoluara aty-këtu, ndërsa pjesa tjetër e linjave të Samsungut janë në rregull.

Bouyirdane ka thënë se telefonin e ka blerë përmes internetit, kështu që ka një sërë arsyesh pse ka shpërthyer telefoni dhe që ky incident ndoshta nuk mund të jetë së pari faji i Samsungut.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Shumëkush u habit pse Landwind u ndal së kopjuari Range Rover Evoque, ...