Tentojnë të ndalojnë mjetin me drogë, shqiptari plumba Policisë në kufirin me Greqinë

policia-grekeNjë trafikant shqiptar i drogës ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë greke në kufirin greko-shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Anavrito, dhe trafikanti shqiptar ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar të ndërhyjnë për të ndaluar një mjet që dyshohet të ketë një ngarkesë rreth 100 kg marijuanë. 

Sipas burimeve, droga ishte kaluar nga disa trafikante nga kufiri i gjelber dhe ishte fshehur. Policia pasi e ka hasur mjetin ka ndërhyrë, por trafikanti që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë në drejtim të agjentëve dhe është larguar në drejtim të tokës shqiptare.

Burime nga Policia greke bëjnë me dije se nuk ka të lënduar, ndërkohë forca të shumëta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...