Ky është automjeti i Benz-Mercedes me më shumë se 1 mijë kuaj fuqi

Teknologji

automjet-benzPas një paralajmërimi të lëshuar muajin e shkuar, Mercedes-AMG ka vendosur të flasë për hiperautomobilin e vet të ardhshëm.

Duke folur në “Los Angeles Auto Show”, shefi i Mercedes-AMG, Tobias Moers, ka thënë se automobili do të ketë më shumë se 1000 kuajfuqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moers po ashtu ka thënë se modeli do të ketë 200 deri në 300 njësi, me një çmim që pritet të kapë vlerën e afër 3.5 milionë eurosh.

Automobili do të vijë me proporcionin në peshë dhe kuajfuqi 1 me 1 dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë do ta arrijë për 2.5 sekonda.

Kompania planifikon që të testojë prototipat e automobilit në tetorin e vitit 2017.

ME TE LEXUARAT