‘’Vdiq’’ dhe u rikthye në jetë, mjeku rrëfen tmerrin që ka përjetuar

jete-pasvdekjesNëse Amber, vajza e vogël që ra në koma, kur u rikthye tha se kishte parë parajsën, mjeku Rajiv Parti tregon të kundërtën. Në një rrëfim për të përditshmen britanike “DailyMail” mjeku anestezist rrëfen tmerrin që përjetoi kur zemra e tij pushoi në sallë të operacionit
Ai tregon se ishte në ferr… ku dëgjoi ulërimat e shpirtrave që digjeshin.
Por si nis historia e Parti?
Si shef i anestezisë në spitalin ku punonte, ai sigurohej gjithnjë që pacientët të ishin totalisht nën anestezi. Por gjatë karrierës 25 – vjeçare, jo pak herë i kishte ndodhur që kur ata zgjoheshin t’i rrëfenin se kishin parë gjithçka kishte ndodhur në sallë.
Sigurisht gjithnjë kishte menduar se ishin histori pa kuptim dhe nuk ua vinte veshin.
Madje ai tallej me ta dhe në pak ditë, pacienti ishte ‘anektoda’ e radhës.
Për “DailyMail” mjeku tregon se bashkë më gruan kishin një jetë të bukur, nuk u mungonin paratë e kërkonin gjithnjë më të mirën, më luksozen.
Ai ishte i egër me fëmijët, njësoj si babai e gjyshi i tij, pasi ata nuk i bindeshin për të vijuar në hapat e tij si mjek.
Megjithatë, Parti kishte një jetë thuajse perfekte, derisa në 2008 –ën, në moshën 51 – vjeçare u sëmur nga kanceri i prostatës.
Sigurisht mundësitë i kishte, kështuqë mori kirurgun më të mirë për të kryer operacionin, e ndonëse ky i fundit i tha se gjithçka do të shkonte mirë, në fakt nuk ndodhi kështu.
Pas shumë komplikacioneve e ndërhyrjeve, 5 të tilla brenda vitit, Parti u përkeqësua dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje.
Këtë herë, kur anestezia bëri punën e saj, mjeku e gjeti veten mbi trupin e tij, duke parë kirurgët që kryenin operacion mbi të.
Ai kujton se gjithçka ishte e gjallë dhe me detaje. Madje nuk shihte vetëm sallën e operacionit, por edhe imazhe të tjera, si nënën dhe motrën të ulura në kolltukun e shtëpisë së familjes, mijëra milje larg, në Neë Dehli, ku ishte rritur.
“Fillova të kisha frikë. Çfarë po ndodhte? A do të rikthehesh më në trupin tim? A kisha vdekur?”
Por teksa paniku shtohej, gjithçka nisi të errësohej dhe ishte ky momenti kur Parti nisi të provonte një ndjenjë tjetër. “Një frikë të papërshkrueshme”, rrëfen ai.
“Dëgjoja ulërima nga dhimbjet dhe ankth. Tym dhe një erë të rëndë të mishit që digjet. E dija që isha në buzë të ferrit. U përpoqa t’ia mbathja, por ishte e pamundur. Një forcë e padukshme më mbante ndërsa një zë më flistë në kokë: “Ke bërë një jetë materialiste e egoiste”… e dija që ishte e vërtetë dhe më erdhi zor nga vetja. Përgjatë viteve kisha humbur empatinë për pacientët e mi.”
E në mesin e këtij paniku vendosi t’i lutej zotit: “Të lutem Zot më jep një shans tjetër”.
Kur Rajiv Parti u zgjua nga operacioni dhe gjithçka kishte përjetuar ishte ende shumë e gjallë dhe reale.
Pasi u shërua, ai hoqi dorë nga pozicionin si shef i anestezisë në Bakersfield Heart Hospital në Kaliforni, hoqi dorë nga makina lukzose e vila që kishte dhe u zhvendos në një shtëpi të vogël./tvklan.al

Kliko per me shume info

One comment

  1. po saliun ne cfare FERRI do ta shohim pasi te ngordhi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...