Mjekja gjendet e vdekur në spitalin e Burrelit, Policia: S’ka shenja dhune

ambulancaaNjë prej punonjëseve më të vjetra të spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur krejt papritur pasditen e djeshme.
Sipas informacioneve zyrtare, laborantja Tefta E., 61 vjeçe është gjetur e pajetë dje nga një pacient që kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave rreth orës 15:00, shkruan “Balkanweb”.

Policia thotë se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete 61-vjeçarja, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...