Mjekët tregojnë, shenjat e sklerozës shfaqet 10 vjet para, ja cilat janë

UntitledHumbja e shqisës së nuhatjes është një prej shenjave të para të sklerozës; ky është përfundimi i një studimi të Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts-it. Pas analizimit të 183 pacientëve, u vu re se ata që ishin në fazat e para të sëmundjes, e kishin të vështirë të ndjenin aromat.
Pra, sipas këtij vëshgimi, humbja e kujtesës nuk është shenja e parë që shfaqet. Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr. Mark Albert, humbja e shqisës së nuhatjes mund të vihet re një dekadë përpara se të shfaqen simptomat më të rënda të sëmundjes.
Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.
Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirur ose vuanin nga skleroza.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...