Mjekët tregojnë, pagjumësia ju shkakton këto sëmundje…

stock-photo-student-studying-hard-exam-and-sleeping-on-books-tired-girl-read-difficult-book-in-library-407903728Studimet më të fundit rekomandojnë që të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë në natë.

Format e çrregullta të gjumitndikojnë rëndë në shëndet dhe mirëqenie. Gjumi i varfër është i lidhur me dhimbjet e mëdha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara në Revistën Europiane konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër.

Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:

 Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.

 Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.

 Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.

 Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë./albeu.com/

Burimi: Daily Mail

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...