Mjekët këshillojnë/ Kujdes, ja pse nuk duhet t’ia shpojmë veshët fëmijëve

earing-babyPrindërit kujdesen shumë për fëmijët e tyre, edhe përsa i ërket oamjes së jashtme. Nëse bebja e tyre është femër, ata kujdesen që ajo të duket si një zonjushë e vërtetë. Një detaj që i dallon ato përvec veshjeve rozë dhe fustaneve janë vëthët. Disa prindër i shpojnë veshëtfoshnjave të posalindura, gjë për të cilën nuk egziston kurrfarë frike nga ana mjekësore. Megjithatë, vetë procedura ka një rrezik të caktuar.

Për “operimin” e shpimit të veshëve janë të nevojshme pajisjet speciale, si dhe personi me përvojë i cili di ta bëjë këtë me fëmijët e vegjël dhe foshnjat.

Për shembull, pistoleta me të cilën shpohen veshët nuk mund të sterilizohet, që nënkupton mundësinë e infektimit me hepatit apo me ndonjë virus tjetër. Nëse dëshironi që foshnjes ti shponi veshët, mënyra më e mirë është që ta lusni pediatrin të ju bëjë këtë me anë të gjilpërës.

Ja çfarë duhet të dini para se ti shponi foshnjes veshët:
Shpimi veshëve zakonisht bëhet pa kurfarë anestezioni, sepse vet shpimi dhemb më pak se sa injeksioni (me anestezion). Nëse dëshironi mund ti jepni foshnjesnjë sasi të vogël acetaminofeni apo ibuprofeni para procedurës.

Mos harroni që foshnjes do ti prekni veshët dhe plagën tërë kohën, ashtu që mund të shkaktoni shumë lehtë ndonjë infeksion. Që ta parandaloni këtë, zonën rreth plagës pastroni me alkohol apo hidrogjen disa herë në ditë ( aq sa ju ka udhëzuar mjeku).
Keni kujdes në të skuqurat apo ndryshimet e ndryshme rreth zonës së plagës të mos shkaktohet ndonjë infeksion.

Gjithashtu, është e mundur që foshnja të pësojë ndonjë reaksion alergjik në metal pasi ti vendosni vathët në vesh.

Nëse lajmërohet ndonjë ndezje rreth plagës, hiqini vathët menjëherë.

Që ti shmangeni kësaj, kujdesuni që pjesët e vathëve që prekin lëkurën të jenë nga çeliku Inox apo ari 14 karatësh. Nëse ndezja nuk largohet, atëherë fëmiu nuk mund ti bartë vathët.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...