Mjekët heronj shpëtojnë foshnjen që peshonte më pak se 500 gram

femijaaaNjë çift i ka cilësuar mjekët si heronj pasi ata kanë arritur që të shpëtojnë jetën e djalit të tyre që kishte lindur në mënyrë të parakohëshme dhe që peshonte më pak se 500 gram.

I vogli, George, kishte lindur në javën e 27, pas komplikacioneve të shtatzënisë së nënës së tij, Louise.

Kliko per me shume info

Kjo e fundit tha se shtatzënia e saj ishte në rregull deri në 20 javë, kur ata zbuluan se foshnja e tyre ishte e vogël dhe se kishte presion të lartë të gjakut.

Disa javë më vonë, pasi rrjahjet e zemrës së foshnjes u ngadalësuan, Louise u dërgua në spital, aty ku iu nënshtrua edhe operacionit që rezultoi me sukses.

Louise, 33 vjeç dhe Paul 32 vjeç nuk gjejnë fjalë për të shprehur mirënjohjen për stafin e mjekëve pasi arritën t’i mbanin gjallë djalin e tyre.

Familjes i’u desh të përballej me disa muaj të vështirë për shkak të gjendjes së vogëlushit, por falë ndihmës së mjekëve, George arriti të luftojë dhe tashmë ai është një fëmijë i shëndetshëm si gjithë të tjerët.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here