Mjekët e Shkodrës protestë: Lironi nga burgu kolegun tonë!

spitali-shkoderDitën e sotme mjekët e spitalit të Shkodrës, kanë nisur një protest për të kërkuar lirimin e kolegut të tyre që u arrestua dje. Mësohet se i gjithë personeli mjekësor i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka reaguar pas arrestimit të shefit të kardiologjisë Edi Smajlaj. Pas këtij veprimi, ata kanë shprehur ndinjatën e thellë për “veprimin ekstrem” të prokurorisë së Shkodrës në arrestimin e kardiologut Smajlaj duke thënë se janë privuar liritë e tij themelore.

“Është absurde që një profesionist i ndershëm të trajtohet si një individ me rrezikshmëri të lartë. I bëjmë thirrje prokurorisë që të tërheqë masën ekstreme të sigurisë dhe të lejojë mjekun të rikthehet pranë shërbimit ndaj pacientëve në spital. Në të kundërt protesta do të përshkallëzohet”, kërcënuan mjekët. Shefi i pavionit të Kardiologjisë në spitalin e Shkodrës i cili akuzohej për shpërdorim detyre është arrestuar dje nga policia. Smajlaj akuzohet se hapi kartelë mjekësore pa qenë në shërbim pa asnjë motiv për pedagogun Simon Lufi, që u arrestua dy ditë më parë në Shkodër, pasi merrte ryshfet për nota kaluese. Sipas policisë, mjeku Edi Smajlaj firmosi shtrimin në spital të pedagogut me pretendimin se ka probleme shëndetësore, me qëllim që të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...