Sulmuesi legjendar del në pension por mbetet në kombëtaren gjermane

miroslav-kloseMiroslav Klose i ka dhënë fund futbollit aktiv dhe tani do të nisë punën në Federatën Gjermane të Futbollit.

Njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit gjerman, ka vendosur që të largohet përfundimisht nga futbolli aktiv dhe të nisë një punë të re.

Klose tashmë 38-vjeçar ka qenë lojtar i lirë qysh pas skadimit të kontratës me Lazion gjatë verës dhe vetë ai ka njoftuar se nuk dëshiron që të luajë më, pasi që i është bashkuar Joachim Low në stafin e trajnerëve të kombëtares gjermane, transmeton KoosvaPress.

“Kam shijuar sukseset më të mëdha me ekipin kombëtar. Ishte një periudhë e paharrueshme për mua. Për këtë arsye jam i lumtur që jam kthyer në DFB”, ka thënë Klose për faqen zyrtare të federatës.

“Gjatë muajve të fundit, kam shqyrtuar mundësinë që të bëhem edhe trajner. Gjithmonë më ka pëlqyer që të merrem me zhvillimin e taktikave dhe kam lexuar ndeshjet gjatë kohës sa kam luajtur”.

“U jam mirënjohës Jogi Low dhe Hansi Flick të cilët më ofruan këtë mundësi”. Klose ka luajtur 137 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe ka realizuar 71 gola.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...