Henri Çili studentes së “salcës”: Pesaxhije. Mirela Ruko: Pas ministres, radhën e ke ti

ruko-ciliStudentja Mirela Ruko, veprimi i së cilës bëri bujë disa ditë më parë pasi i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikollës, tani mesa duket ka një tjetër shënjestër.

Vajza nga Fier, e ftuar në “Dritare me Rudinën”, nuk përjashtoi mundësinë se personazhi i radhës që do të shënjestrohej nga ajo do të ishte Henri Çili.

“Argumenti i fundit që duhet të përdoret është se pse qëllova një grua. Do të qëlloja këdo që të ishte në atë post, çfarëdolloj gjinie që të kishte. Nuk ishte sulm ndaj Nikollës si individ, ishte sulm ndaj ministres së Arsimit për arsye se reforma që ka firmosur ajo mbështet privatin në kurriz të publikut. Qëllova Linditën jo Edi Ramën se atë e kemi njollosur me vezë dhe do të vazhdojmë me të tjerë përfshirë edhe Henri Çilin”, tha Ruko.

Mirela kishte një debat mbrëmjen e kaluar me Henri Çilin në emisionin ‘’Opinion’’, ku ky i fundit e quajti Mirelën ‘’Pesaxhije’’.

Ruko i është kundër përgjigjur duke i thënë se në universitetin e tij kishte shumë studentë me 5-sa që vijonin studimet.
Cili eshte nje mbrojtes i ligjit te ri per arsimin ne Shqiperi ndersa nuk kane munguar ndaj tij akuzat ne lidhje me perfitimet e universitetit privat qe ai drejton nga ky ligj dhe nga disa nisma te qeverise shqiptare gjate viteve te fundit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. marshalla moj vajze po keta done dicka tjeter po ……..

  2. i paska marre me rradhe kjo buce? Ket cucen do ta morim partizone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...