Studentja që "ngjyrosi"ministren Nikolla: Garda më tërhoqi zvarrë

Aktualitet

mirela-rukoo"Garda me terhoqi zvarre, me erhoqen nga kycet ndersa ne polici u sollen korrekt".

E ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë”, në Televizionin Klan, ka qenë Mirela Ruko, studentja e cila një ditë më parë hodhi salcë mbi Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për Arjan Çanin, 24 – vjeçarja tha se ishte rastësi që e ndërmori ajo këtë veprim dhe se mund të kishte qenë kushdo tjetër nga Lëvizja për Universitetin. Ruko pranoi se kishin kohë që e planifikonin një gjë të tillë.

“Kemi qenë rreth 10 veta tek aktiviteti në fjalë dhe nuk e dinim nëse Ministrja do të vinte. Ta pranojmë, kishim kohë që e ndiqnim dhe kur erdhi ne treguam aktin tonë të protestës për të gjitha vendimet që ajo ka marrë. Ajo u tremb dhe bërtiti, por nuk ndjeva keqardhje sepse veprimi nuk ka të bëjë me reagimin tim emocional, por me vuajtjet që Ministrja u ka shkaktuar studentëve”.

24 – vjeçarja tha se prisnin një reagim të Ministes Nikolla që është dorëheqja e saj.

“Presim reagimin e Minisres së Arsimit dhe dorëheqjen e saj. Ligji për arsimin mendojmë se duhet anuluar. Ne kemi kërkuar, kemi bërë mjaftueshëm protesta, por jemi përballur me heshtjen e drejtuesëve tanë.

ME TE LEXUARAT