Ministrja Lindita Nikolla flet për herë të parë për sulmin me salcë

lindita-nikollaMinistrja e Arsimit, Lindita Nikolla foli për herë të parë sot për sulmin me salcë që iu bë më 17 nëntor nga studentja Mirela Ruko e Lëvizjes për Universitetin.

Nikolla tha se protestuesit janë në të drejtën e tyre të protestojnë, pasi koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit dhe burgoseshin ka ikur.

“Ka pak për të folur, nuk kam dëshirë ta komentoj shumë. Protestuesit janë të lirë dhe në të drejtën e tyre të protestojnë.

Iku koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit. Megjithatë, Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, jo se derdhi salcën në kokën time, por se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me demokracinë, por është një grup anarkik”, tha Nikolla për News 24.

Çfarë ndjetë?
Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e ime më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është “nuk e përjetoj personalisht por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.

Kishit sinjalizime?
Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht.

I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.

E keni parë videon?
Jo nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze, kam vajzën time.

Çfarë ju tha vajza?
Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.

Çfarë tha mamaja?
Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.

E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?
Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht, në shtëpia, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të fakultetit juridik. Unë jam sot 50 vjeç dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë as me ne.

Kliko per me shume info

4 comments

  1. ka 26 vjet Sali berisha perdori studentet per tju afruar politikes , sapo u be dikushi u futi shkelmin dhe mbajti afer kriminelet . sot po mundohet ti perdor perserisi si ingredient guzhine, per te pergatitur çorben e vet.

  2. EH HISTORIA…..JU JENI E MREKULLUESHME.

  3. duket qe mirela nuk mka te dashur, ashtu si lope dhe kuqalashe si eshte ajo tentoi te bente edhe nje tjeter femer ne kategorine e saj. E mjera vajze….., tani do gjej nje cope burre se u be e famshme

  4. GUXIM DHE JO DHUNE KJO ESHT METAFORA…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-durres16

Dhunonte nënën e moshuar, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim. Ai ...