Ministria e Mjedisit: S`ka asnjë vendim për subvencionimin e makinave të reja

lefter koka
Ministria e Mjedisit ka hedhur poshte sot informacionet mediatike te diteve te fundit per nje plan te qeverise per subvencionimin e blerjes se makinave te reja nga ata qe kane ne perdorim automjete te vjetra.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Mjedisit
Nisur nga keqinformimi në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me masat e parashikuara në draftin e parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.ju bëjmë me dije si më poshtë se :

Në kuadër të projektit te Bashkimit Evropian IPA 2013 “Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën” IBECA, në datë 1 Nëntor 2016, Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian organizuan takimin prezantues të draftit të parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.

1. Masat e propozuara janë sugjerime të ekspertizës së huaj, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe më gjerë që kanë shërbyer si mekanizma për përmirësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit në ato vende;

2. Masat e propozuara në plan nuk janë konsultuar dhe as dakordësuar akoma as me stafin e brendshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe as me institucionet përgjegjëse si: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Transporteve; Ministria e Financave; apo palët e tjera të ndikuara;

3. Vlera 318 milionë euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit është parashikim i BE-së përmes projektit IBECA për të arritur normat e lejuara për cilësinë e ajrit sipas standarteve të BE-së.

4. Vlera 15 milionë euro e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është gjthashtu sugjerim i këtij draft plani për këtë sektor (është vetëm 1 nga fushat që prek cilësinë e ajrit sic edhe është theksuar në Njoftimin për Shtyp lëshuar nga Ministria e Mjedisit me dt. 2 nëntor 2016,, http://ëëë.mjedisi.gov.al/al/neësroom/lajme/ministria-e-mjedisit-dhe-delegacioni-i-be-se-prezanton-draft-planin-kombetar-te-menaxhimit-te-cilesise-se-ajrit-pritet-te-hyje-ne-fuqi-ne-2017-en ). Sqarojmë se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit subvencionim makinash.

5. Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017. – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/subvencionimi-i-makinave-t–vjetra-mm-s–39-ka-asnj–vendim-383930.html#sthash.bmnjEqaw.dpuf

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dogana

Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet ...