Takimi Rama-Merkel, reagon ministri i qeverisë: Të zbatohet urgjent ligji i vettingut!

Politikë

bushati16Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin.

Ministri Bushati shprehet se zbatimi i ligjit të Vettingut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve raporton LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Siç konfirmon Raporti i Komisionit Europian shoqëruar me rekomandimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, zbatimi i menjëhershëm i ligjit të vettingut mbetet thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve. Ndërkohë që puna e nisur me përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe prirja pozitive e tre viteve të fundit konfirmuar në vlerësimet e Komisionit Europian duhet të vijojë me ritëm të pandërprerë”, shtoi Bushati.

“Tanimë shpresoj që për këdo të jetë e qartë ecuria, metodologjia, kriteret, pritshmëritë dhe kushtëzimet demokratike të këtij procesi, përfshirë edhe Partinë Demokratike. E cila mund ta dëshmojë mbështetjen e kontributin për këtë proces përmes veprimesh konkrete e jo fjalësh boshe. Duke ndaluar fletë-rrufetë që ushqejnë lloj lloj të pavërtetash nëpër kryeqytetet kryesore të Europës. Duke zhbllokuar ligjin e vettingut. Duke u përfshirë në një proces të njëmendtë për zbatimin e arkitekturës së re në drejtësi. Duke mos u bërë njësh kësisoj me sindikatën e drejtësisë”, shkruan më tej në reagimin e tij ministri.

“Ky moment është gjithashtu test për pjekurinë tonë politike. Për të ndarë një herë e mirë interesin meskin nga objektivi kombëtar dhe aspirata e përbashkët europiane”, u shpreh Bushati.

/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT