Ministri i Jashtëm grek: Politikanët shqiptarë financohen nga paratë e drogës!

Aktualitet

kotziasAkuza të forta jane bere nga Ministri i Jashtëm i Greqisë ne adrese te politikaneve shqiptare.

Nikos Kotzias deklaroi se shumë prej politikanëve shqiptarë financohen nga aktivitetet e kultivimit të drogës. Duke folur nga Selaniku, ai ka dhënë edhe rekomandime për Tiranën zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U kemi thënë që të marrin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian, që me kaq zemërgjerësi iu dha statusi në të kaluarën. Do të duhet të implementojnë politika kundër krimit të organizuar dhe të luftojnë drogën, sepse është vendi i parë në botë për prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet”, tha ministri i Jashtëm grek.

Gjate komentit për marrëdhëniet Athinë-Tiranë, kreu i diplomacisë greke nënvizoi se elita politike shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar.

“Edhe refuzimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, është tregues i kësaj tendence”, është shprehur Kotzias përpara audiencës.

“Në Janar fillon zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e Qershorit. Ne u kemi rekomanduar që në atë periudhë t’i ulin tonet, të kufizojnë nacionalizmin dhe të respektojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe konventat që parashikojnë një sërë të drejtash për minoritetin autokton grek në Shqipëri”, nenvizoi Ministri i Jashtëm grek.

ME TE LEXUARAT