Reagon ministri grek i Mbrojtjes: Nuk i trembemi shqiptarëve

Aktualitet

ministri-grekMinistri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaron se ushtria e Greqisë nuk i trembet as turqve dhe as shqiptarëve. Një ditë pas intervistës së kryeministrit Rama në mediat greke, ku foli për çështjet pezull mes Shqipërisë e Greqisë, ministri Kammenos deklaroi se nuk ka frikë nga turqit dhe shqiptarët. Edhe pse kryeministri Rama siguroi se nuk ka projekt të Shqipërisë së bashkuar, pala greke sërish nuk ‘’dorëzohet’’.

Ministri grek e bëri këtë deklaratë në një takim me Forcat e Armatosura në Selanik, pasi ministria Mbrojtjes në Greqi po përpiqet që të joshë të rinjtë që të bëhen pjesë e ushtrisë me anë të nxitjeve për trajnime të ndryshme, ku së fundmi kanë arritur një marrëveshje me Microsoft sa i takon fushës së teknologjisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur mbi deklaratat e fundit që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Turqia ai u përgjigj: “Forcat Ushtarake të Greqisë janë të fuqishme dhe nuk kanë asnjë frikë as nga shqiptarët dhe as nga turqit”.

ME TE LEXUARAT