Milano, shkatërrohet grupi kriminal, trasportohej nga Shqipëria

policia-italianePolicia e Milanos shkatërron grupin kriminal në Milano. Mësohet se të blutë kanë kanë lëshuar 45 urdhërarreste në përfundim të hetimeve të nisura 3 vite më parë, në nëntor të 2013-ës, në bazë të së cilit policia italiane ra në gjurmët e një grupi të mirëorganizuar kriminal i përbërë kryesisht nga italianë dhe amerikano-jugorë. Të dhënat tregojnë se droga transportohej nga Peruja në Holandë dhe nga Shqipëria për tu depozituar më pas në një bazë në rrugën Via Padova të Milanos.

Në bazë të hetimeve rezulton se ky grup trafikonte kokainë dhe marijuanë. Ndërsa kokaina sigurohej në Peru, marijuana ishte eksluzivitet i Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit “Rubens” policia arrestoi edhe disa shpërndarës të këtij grupi, në disa zona të Milanos, por ende nuk janë publikuar identitet e tyre. Nuk dihet nëse mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...