Milani, 100 milionë euro për katër super-përforcime

milan-fabregasKlubi i Milanit është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për angazhimin e katër përforcimeve.

Milani po bën planet që tani për të bërë 4 goditje të bujshme në merkato sezoni sezonin e ardhshëm nëse zë një vend në Champions League.

Momentalisht kuqezinjtë renditen në vendin e 3-të vetëm 4 pikë larg Juventusit.

“Calciomercato” shkruan se Vincenzo Montella kërkon të sjellë në “San Siro” Cesc Fabregas, por pengesa e vetme është pagesa e cila kërkohet të jetë më shumë se 6 milionë euro në sezon, transmeton Shqipëria.ch.

Në listë janë dhe 3 emra të tjetër të njohur, teksa pronarët e rinj kinezë pritet të shpenzojë plot 100 milionë euro për të përforcuar skuadrën në reparte të ndryshme. Ata janë: Mateo Musacchio (Villarreal), Milan Badelj (Fiorentina), Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen).

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reali i dyti në grup, Dortmund merr barazim në “Bernabeu”

Një gol në minutën e 88 nga Reus në “Bernabeu” ka bërë ...