Tiranë, video: Si u arrestua miku i Xhabaftëve me makinë të blinduar e jelekë antiplumb

Aktualitet
Tiranë, video: Si u arrestua miku i Xhabaftëve me makinë të

Policia publikon videon e arrestimit te tre personave ne makinen e blinduar me jeleke antiplumb dhe me arme pa leje. "Nuk i binden punonjësve të Policisë. Posedonte armë zjarri pa leje me vete

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen dy shtetas të tjerë në gjendie të lirë", deklaron policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, më datë 29/11/2016, shërbimet e Skuadrës Shqiponjat, kanë kapur në flagrancë shtetasin Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

1. J. Daçi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të lehtë”.

2. A. Kovaçi (Xhabafti), 44 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur janë konstatuar në vendin e njohur si “Unaza”, në Vorë, Tiranë, duke udhëtuar me mjetin “Toyota”, me targë AA 045 EG, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Punjonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit kanë vazhdur kundërshtimet për kontrollin e mjetit dhe të tyre, ku gjatë kontrollit të shtetasit Xhoni Asllanaj, në çantën e dorës së tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, tip pistolete, e markës HS2000, me një krëhër dhe 15 fishekë të kalibrit 9mm.

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar mga Nenet 278 dhe 242 në ngarkim të shtetasit Xhoni Asllanaj dhe për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 242, në ngarkim të dy shtetasve të proceduar në gjendie të lirë.

ME TE LEXUARAT