Microsoft zbulon 68 dobësi sigurie në Windows

windows81Microsoft ka riparuar një numër të lartë dobësish sigurie në Windows, Office, Edge, Internet Explorer dhe SQL Server këtë javë dy prej të cilave janë shfrytëzuar në disa sulme nga hakerat.

Përditësimet e sigurisë mbulonin 14 buletine me 68 dobësi. Një prej buletineve i përket Adobe Flash ndërsa gjashtë prej tyre konsiderohen si kritike. Administratorët duhet të adresojë përditësimet e buletinit MS16-135 sepse përmban disa rregullime të dobësive të sigurisë zero ditore.

Thuhet se dobësitë e këtij buletini janë shfrytëzuar nga grupi famëkeq i hakerave Rus, Fancy Beartë cilët janë po ato hakera që publikuan e-mail-et e Klinton. Me numër të koduar CVE-2016-7255, dobësia u bë shkak acarimesh dhe replikash mes Microsoft dhe Google pas zbulimit të saj nga ky i fundit.

Google thoshte se u jepte vetëm 7 ditë afat kompanive për të adresuar problemet e sigurisë ndërsa për Microsoft e kishte dërguar në 10 ditë afatin. Nga ana tjetër Microsoft nuk është dakord sepse konsumatorët e saj vihen në rrezik.

Një tjetër buletin që duhet të keni në konsideratë është MS16-132 i cili përmban rregullime të dobësive kritike të cilat po shfrytëzohen nga hakerat. Dobësitë e tjera kritike fshihen në MS16-142 dhe MS16-129 në Internet Explorer dhe Edge.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

banke-haker

Hakerat: Ja si u vodhën 31 milionë dollarë nga bankat ruse

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se hakerat kanë vjedhur mbi 31 ...