Mhill Fufi flet për herë të parë pas përjashtimit: S`më ka njoftuar njeri

mhill-fufiiDeputeti Mhill Fufi flet për herë të parë që pas përjashtimit nga grupi parlamebtar i PD.

“Zyrtarisht nuk kam marrë asnjë njoftim nga PD. Vendimin për përjashtimin nga grupi e mora vesh nga mediat”, ka thënë deputeti.

“Nuk kam thyer vendimin e grupit të PD, thjesht votova ligjet”, ka bërë me dije deputeti Fufi.

“Nuk kishte një vendim grupi për të mos votuar ligjet”, ka thënë më tej deputeti.

PD njoftoi mbrëmë përjashtimin e deputetit me argumentin se ai qëndroi në seancë pas largimit të grupit të PD në shenjë proteste për amendimet e pa konsultuara në lidhje me ligjin e organeve të qeverisjes së gjyqësorit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...