Ilir Meta uron shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë

2
Kliko per me shume info

meta2016Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë.

Nga Shkodra, në një prononcim për median Ilir Meta u shpreh se 28 Nëntori është një datë e rëndësishme në historinë tonë, por dhe kuptimplotë për të ardhmen evropiane.

“Për mua është një kënaqësi për t’ju uruar të gjithëve ju, gëzuar Festën e 28 Nëntorit! Festë mjaft e rëndësishme në historinë e vendit tonë, por edhe mjaft kuptimplotë për të ardhmen evropiane të vendit tonë, e cila mendoj se është edhe më e sigurt në këtë festë dhe shpresojmë që të ecim në këtë rrugë”, – u shpreh Meta.

I pyetur nga gazetarët se deri kur klasa politike shqiptare do të vazhdojë të festojë e ndarë 28 dhe 29 Nëntorin, z. Meta bëri apel që kjo kulturë e vjetër e ndarjeve duhet t’i i takojë të kaluarës.

“Mendoj se kultura e vjetër e ndarjeve dhe përjashtimeve duhet t’i takojë të kaluarës dhe 29 Nëntorin nuk e keni vendosur ne. Atë e kanë vendosur ata që çliruan Shqipërinë. Kështu që kjo është një ditë që i fton të gjithë për të nderuar ata që sakrifikuan për çlirimin e vendit”, – deklaroi Meta nga Shkodra.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here