Meta: Jemi në një koalicion, forumet përcaktojnë axhendën

Politikë

meta2016Rreth 50 mijë anëtarë të LSI, u janë drejtuar prej orës 8 00 të mënesit 225 qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie.

Rreth orës 11:30, Ilir Meta votoi për kryetarin e 4 viteve të arsdhshme të LSI. Meta vuri theksin tek pjesëmarrja e lartë për të parë motivimin e anëtarësisë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ajo që është shumë e rëndësishme është shkalla e pjesëmarrjes dhe kjo është shumë e rëndësishme. Për të garantuar jo vetëm cilësinë e këtij procesi, për të shmangur cdo lloj fiktivitetit, pro edhe për të kuptuar shkallën e organizimi dhe motivimit të anëtarësisë në të gjithë vendin", theksoi Meta.

Ne lidhje me koalicionin, ai theksoi se forumet që do të zgjidhen ngadelegatët e konventës që do të mbahen në datat 3dhe 4 dhjetor, do të vendosin se çfarë drejtimi do tëmarrë partia, por për Metën, LSI do të zgjedhë rrugën e reformave.

"Sa më e fuqishme të jetë LSI aq më e qetë, aq më e sigurt është Shqipëria, aq më i fuqishëm është dialogu dhe aq e sigurtë është dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Në krye të axhendës qëndron vazhdimi i reformave që ndihmojnë hapjen e negociatave. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion", ka bere me dije Meta.

ME TE LEXUARAT