Meta në Berlin: Të mos vonojmë zbatimin e reformës në drejtësi!

ilir-metaKreu i Kuvendit, Ilir Meta është pritur në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman. Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Meta ka takuar deputetët Norbert Spinrath, Christian Petry dhe Joachim Barchmann.

Ilir Meta mbajti edhe një fjalim ku u shpreh se hapja e negociatave për vendin tonë është një hap i natyrshëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Ju falënderojmë për vëmendjen e Komisionit Tuaj në Bundestag dhe për mbështetjen ndaj integrimit të Shqipërisë. Kryefjala jonë si klasë politike në Shqipëri është që të mos e vonojmë zbatimin e reformës në drejtësi. Qëllimi ynë që të forcojmë lidhjet me Gjermaninë dhe të ecim në rrugën e integrimit evropian. Ne duhet të forcojmë Evropën me Ballkanin e integruar në BE”, u shpreh Ilir Meta.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Po burgaxhinjt pse mi dergon te me kercenojn ku e ke hallin ti,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...