Meta në Berat: Presim çeljen e negociatave me BE-në, LSI ka pasur rol “kyç”

meta2016Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Beratit, ku iu dhanë kartat edhe 600 anëtarëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, që u zhvillua në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në realizimin e reformave më madhore të vendit, që do të bëjnë të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Padyshim që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë. Sepse vetëm përmes bashkëpunimit për çështjet më të mëdha që i interesojnë të ardhmes afatgjatë të vendit dhe qytetarëve tanë, ne do të arrijmë të plotësojmë të gjitha ato standarde që kërkon anëtarësimi në Bashkimin Europian, por që kërkon edhe përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve të jetesës së qytetarëve tanë”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama i përgjigjet protestave të të rinjve të FRPD: Lexoni PISA2015

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar ...