Messi makinë golash, ka vetëm limite mendore, jo fizike

champions-messiMessi është një “makinë golash”, që fshihet pas fytyrës së djalit të mirë. I vlejnë shumë këmbët, por përdor më së shumti kokën.

Nga kjo pikë, ndërsa disa mendojnë se muzgu i karrierës së Leos është duke ardhur, se vitet e bëjnë të vetën dhe ai nuk mund të fluturojë me topin në këmbët e tij, Jorge Valdano sjell një tjetër këndvështrim.

“Limiti i Messit nuk është fizik, por mendor. Mos prisni që nga vitet të ulë nivelin e tij. Edhe pse do ta shikoni duke ecur më ngadalë, ai gjithmonë do të jetë vendimtar, derisa vullneti është i lejuar.

Në “Camp Nou”, kundër Manchester Cityt, ai ka përshkuar shtatë kilometra, larg dhjetë apo njëmbëdhjetë kilometrave të kolegëve të tij. Por, kjo ishte e mjaftueshme për të shënuar tre gola,” – nënvizon Valdano.

Ky i fundit mori në mbrojtje nga kritikat Leo Messin, për të cilin gjithnjë e më shumë janë dëgjuar prononcime shumë qesharake në Argjentinë: “Mos harroni se kur qe i ri, ai kishte mundësinë për të luajtur me Spanjën, me disa lojtarë të Barcelonës, të cilët i njihte shumë mirë, por Messi dëgjoi ndjenjat e tij dhe përfaqësoi fanellën e kombëtares së tij,” – tha ai për “France Football”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Finalja e Kupës së Brazilit, ndodh e pazakonta, përlotet mbarë stadiumi

Ndeshja për kupën e Brazilit mes Gremios dhe Atletik Mineiros ka rikujtuar ...