Passarella trondit Argjentinën: Messit ti hiqet shiriti i kapitenit

argjentina-messiIsh-futbollisti argjentinas, Daniel Passarella, ka befasuar me deklaratat e tij për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Qendra e dytë më e mirë në historinë e Argjentinës ka autoritet të mjaftueshëm për të folur për lojën dhe drejtimin e kombëtares së tij. Për këtë arsye, ai befasoi me deklaratën e bërë: “Unë do t’ia hiqja Messit shiritin e kapitenit të kombëtares.

Argjentina e ka një udhëheqës të madh, që mund të mbulojë mungesën e Messit. Dhe për mua, ky lojtar është Ramiro Funes Mori. Ai duhet të jetë kapiten i këtij ekipi”.

Kjo i ka habitur të gjithë, teksa Passarella kërkon të gradojë lojtarin, që aktualisht luan me Evertonin në Angli, para atij që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave në futboll, pesë herë fitues i “Topit të Artë”. “Udhëheqja e një grupi është diçka ndryshe nga mënyra se si luajnë talentet e veçanta.

Unë jam një admirues i zjarrtë i Messit. Dhe nuk e di nëse është e drejtë ta them këtë, por kështu mendoj, – tha ai në një intervistë me gazetën “El Mercurio”, të Kilit. – Unë mbështes çdo gjë në rrugën e Messit, por kam rezerva për personalitetin e tij.

Ai është një kalë i strukur, më i tërhequr… “, – shtoi Passarella. Me siguri nuk është rastësi: në Botërorin 1982, Passarella nuk ishte kapiten i Argjentinës, por Maradona. Dhe kjo ishte një nga shkaqet e luftës së përjetshme mes tyre. Ata, Danieli dhe Diego, saktësisht, janë dy kapitenët e vetëm të Argjentines, që e kanë ngritur Kupën e Botës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...