Lajm i keq për katalanasit, Mesi do të largohet nga Barcelona

Kliko per me shume info

mesi-panamaMesi mudn të largohet nga Barcelona. Ky lajm ka shokuar klubin katalanas dhe tifozët e tyre. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, “Pleshti” argjentinas ka refuzuar verën e kaluar një rinovim të kontratës i ofruar nga klubi katalanas. I ndodhur me pushime në Ibiza, Messi i tha jo një kontratë të re për të vendosur me qetësi të ardhmen e tij. Ylli i Barçës njoftoi klubi më anë të babit të tij Jorge, njëkohësisht edhe prokurator. “Marca” nënvizon se Barcelona gaboi në kohën kur i paraqiti rinovimin e kontratës, pasi në atë periudhë Messi sapo ishte eliminuar nga finalja e Kupës së Amerikës, dhe ishte dënuar nga gjykata spanjolle për evazion fiskal. Barça duhet të shpresojë që Messi të largohet përpara përfundimit të kontratës dhe të përfitojë nga klauzola e çmendur e largimit të tij, 250 milionë euro, ose të pranojë një rinovim të kontratës, në të kundërt Messi mund të largohet me parametra zero. Për të shmangur një skenar të tillë, presidenti Bartomeu po punon prej kohësh për rinovim me e kontratës me Messin, duke e joshur dhe më një pagë faraonike që do e shndërronte në futbollistin më të pagur në botë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here