Mesazhi prekës i motrës së Ergi Dinit: Ne jemi në “ferr”, ti pusho i qetë!

Kliko per me shume info

barbana-dini-ergiBarbana Dini, motra e këngëtarit Ergi Dini nuk po e kapërcen dot humbjen e të vëllait. Ajo përmes një statusi në Instagram ku bashkangjit edhe një foto me Ergin, shprehet se tashmë po përjetojnë “ferrin” bashkë me familjarët e tjerë.

Këngëtari Ergi Dini humbi jetën para disa ditësh në mënyrë tragjike në një aksident me motor. raporton LajmiFundit.al.

Kliko per me shume info

Mesazhi:

“Për 22 vite, kisha gjithë botën në duar, prandaj e them me plot bindje që i mora maksimumin e lumturisë kësaj jete për sa kohë të kisha afër!

Kisha menduar fundin e botës por jo të ndahesha prej teje!

Të kisha shumë më shumë se vëlla! Kurrë nuk e kam dashur veten sa të kam dashur dhe të dua ty! Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetëm për mua, por për shumë njerëz! Mami, babi dhe Arlinda që ti i doje pafund janë këtu në “ferr” me mua, prandaj, ti pusho i qetë!”, shkruan Barbana për vëllain i cili fatkeqësisht nuk ndodhet më pranë nesh.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here