Mercedes heq nga tregu modelin e ri E-Class

Kompania Mercedes njofton se ka tërhequr nga tregu veturat e reja E-Class, më saktësisht modeli E300.

Problemi është te instalimi elektrik, pasi nëse ulet dikush apo vendoset diçka me peshë të konsiderueshme në ulëset e pasme, atëherë vetura ndalet, nuk vazhdon të punojë.

Tërheqja përfshin 6,858 Sedana E300 dhe E300 4MATIC, sipas rregullatorit amerikan të trafikut NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration), transmeton Koha. Tërheqja është bërë vetëm në veturat që janë prodhuar nga 10 dhjetori, 2015 deri më 30 qershor, 2016.

NHTSA thotë se tërheqja është bërë për shkak të, potencialisht, dëmtimit të pompës së karburantit gjatë instalimit elektrik nën ulësen e pasme.

Sipas “Car & Driver”, prej se është bërë instalimi elektrik nën ulëset e pasme, nëse bëhet ndonjë presion mbi këtë ulëse mund të ndalë pompën e karburantit, sensorin e tankut të karburantit dhe matësin e karburantit – ose të gjitha përnjëherë – dhe nga kjo mund të shkaktohet edhe ndalja e motorit.

Pra, nëse uleni në ulëset e pasme të Mercedes E300 Sedan dhe E300 4MATIC Sedan, mund t’i fikni ato funksione.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja si të zbuloni se kush ju telefonon me numër privat (VIDEO)

Të gjithë bezdisemi nëse na telefonojnë pa numër. Dikush, i cili nuk ...