Mënyra sesi ju qeshni, tregoni shumë për karakterin tuaj

Soft

UntitledBuzëqeshja është aksesori më i bukur, që mund të vishni çdo ditë! Kjo është vetëm një nga shprehjet për buzëqeshjen, por mund të gjeni shumë të tilla.

Jean Haner, ekspert i fizionomisë shpjegon kuptimet e fshehura që mund të jenë pas asaj që, për shumicën prej nesh, është një buzëqeshje e thjeshtë.

Përcaktoni mënyrën tuaj të së qeshurës dhe lexoni tiparet e personalitetit!

Buzëqeshja gojëhapur

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është buzëqeshja tipike, që shpreh besim, dashuri dhe përcjell energji pozitive. Ajo shkon përtej demonstrimit të thjeshtë të miqësisë. Haner shpjegon se është një shenjë e sinqeritetit dhe vërtetësisë.

Gjysmë buzëqeshja

Një gjysmë buzëqeshje, sipas Jean Haner është vetëm një shenjë e edukatës dhe mirësisë në publik, e cila mund të fsheh një natyrë kritike e sarkastike. Kjo është ndoshta një nga buzëqeshjet më të zakonshme, por në të njëjtën kohë, mund të shprehë ndjesi të ndryshme. Ekziston mundësia që kjo të jetë vetëm një buzëqeshje e shtirur.

Buzëqeshja me fytyrë

Kjo buzëqeshje, kur ngremë sytë lart, mund të tregojë drojë apo mungesë besimi, veçanërisht nëse goja mbulohet nga dora, sqaron Haner. Megjithatë, ai shton se kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë sikleti ose një përpjekje për t’u dukur më tërheqëse. Por, siç thotë Jean, kjo buzëqeshje mund ta bëjë situatën jo origjinale./iconstyle/

ME TE LEXUARAT