Memushaj: Nuk e meritonim humbjen në këtë mënyrë

memushajMesfushori i Kombëtares Ledian Memushaj foli pas takimit ku Shqipëria u mposht 0-3 nga Izraeli në “Elbasan Arena”, duke thënë se kombëtarja jonë nuk e ka merituar aspak këtë rezultat, megjithëse pranon se ekipi e nisi jo mirë ndeshjen.

“Nuk e filluam mirë ndeshjen, por pas marrjes së kartonit të parë të kuq sikur u zgjuam, megjithatë nuk arritëm të shënojmë. Pas kartonit të dytë të kuq, pastaj gjithçka u vështirësua për ne”, tha Memushaj.

I pyetur se çmendonte për vendimet e arbitrit, tha se në rastin e parë pati vetëm një kontakt të lehtë mes Gjimshitit dhe sulmuesit izraelit.

“Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit, por në rastin e parë besoj se nuk ishte për karton të kuq pasi ishte vetëm një kontakt i lehtë”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...