Theu vendimin e Partisë në Kuvend, PD përjashton deputetin Mëhill Fufi

mehill_fufiPD përjashton nga grupi i saj parlamentar deputetin Mëhill Fufi.

Vendimi erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike ka qëndruar në sallë kur është votuar ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, i mbetur pezull që prej 6 tetorit.

Partia Demokratike kundërshtoi si plotësisht antikushtetuese disa ndryshime të paraqitura nga Vasilika Hysi, që ngrejnë një organ filtrues për kandidatët jogjyqtarë dhe joprokurorë, përpara se ata të kalojnë për verifikim nga Parlamenti.

Opozita kërkoi shqyrtimin e amendamenteve në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi, por mazhoranca nuk e pranoi. Ligji më voluminoz i Reformës në Drejtësi u votua me 87 votat e mazhorancës, pa praninë e opozitës.

I vetmi deputet I PD që qëndroi në sallë ishte Mhill Fufi. Tashmë ai rrezikon përjashtimin nga Grupit parlamentar i PD.

Kliko per me shume info

2 comments

  1. Pderrat me ne krye kryekomunistin sb vazhdojne rrugen e lavdishme te qoftelargut Enver Hoxha qe zbulonte grupe puciste ne radhet e partise duke i perjashtuar dhe denuar ata.

  2. mos i bini me qafe fshatarit te “varfer”.ja kishte borgj rames.a nuk ishte djali i tije qe u kap me pistolet.cfare u be me te ? i thone “njera dore lan tjetren te dyja lejne faqet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...