Mediat italiane kritikojnë Gjimshitin, mbrojnë De Biasin

gjimshitiEshte bëre jo pak zhurmë në qershor me zgjedhjen e fundit që bëri trajneri De Biasi me lënien jashtë të Berat Gjimshitin për “Euro 2016” dhe përfshirjen në grumbullim të Frederik Veselit.

Trajneri i Kombëtares shqiptare u kritikua jo pak për këtë zgjedhje, aq më tepër kur sapo Veseli futet në lojë në ndeshjen me Francën, kuqezinjtë pësojnë gol.

Por duket se koha i ka dhënë të drejtë trajnerit De Biasi, pasi pot ë shohim analizën e specialistëve italianë për ndeshjen Shqipëri-Izrael, aty “kryqëzohet” Gjimshiti, transmeton Indeksonline.

Sipas portalit “tuttomercatoëeb.com”, Gjimshiti ka habitur me veprimin e tij. “Trondit përjashtimi i tij në pjesën e parë.
Dalja me karton të kuq kushtëzon lojën e shokëve të tij në pjesën tjetër të ndeshjes”, – ishte komenti për mbrojtësin kuqezi. Më të ashpër ishin gazetarët e “Mediaset”, teksa shkruanin:

“Edhe një futbollist amator nuk do ta bënte veprimin e Gjimshitit. Ai bëri 4 gabime njëherësh: nuk markoi sulmuesin izraelit, ndërhyri në mënyrë të gabuar nga pas, shkaktoi penallti dhe mori karton të kuq.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

messi

Messi tek Interi? Reagon drejtori sportiv i zikaltërve: Ja e vërteta

Para pak ditësh u fol se Messi mund të kalonte tek Interi për ...