Mediat greke vazhdojnë sulmet: Edi Rama, kukull e Erdogan

Politikë

rama-erdoganMediat greke vazhdojnë 'sulmet' ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij se 'Himara është shqiptare' dhe 'Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve'.

Gazeta 'thepressroom' e cilëson kryeministrin shqiptar, si kukull politike të presidentit të Turqisë, Erdogan në Ballkan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë e përshkallëzoi provokimin me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke.

Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, pohon se “Himara është shqiptare” dhe se “Akropoli mbijetoi në sajë të një shqiptari!”- shkruan gazeta greke tri dite pas debateve mes dy vendeve ne lidhje me ceshtjen e Himares.

ME TE LEXUARAT