Mbyten gjatë xhirimeve, deklarohen të vdekur dy yjet e filmave indianë

mbyten-aktoret-indianeDy yjet e filmave indianë Anil Kumar dhe Raghav Uday janë deklaruar të vdekur ndërsa vijojnë kërkimet për trupat e tyre të pajetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të një prej skenave të filmit të tyre të ri në rezervuarin e Thippagondanahalli pranë Bangalores këtë të diel, raporton “The Sun”.

Anil Kumar dhe Raghav Uday u hodhën nga një helikopter ndërsa fluturonte në ujë, por zhytja nuk ka shkuar sipas parashikimit dhe ndihma drejt tyre ka vonuar.

Një aktor i tretë që u hodh gjithashtu nga helikopteri, Duniya Vijay, u mbijetoi incidentit.

Raportohet se autoritetet indiane kanë nisur hetimet rreth ngjarjes dhe për të zbuluar arsyet përse nuk ishin marrë masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë dyshes së aktorëve, trupat e të cilëve mendohet se janë në fund të rezervuarit.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nudo nga vaska, modelja 43 vjeçare nuk njeh kufinj(Foto/Video)

Duke lënë pas modelingut dhe duke u fokusuar tek biznesi, modelja 43-vjecarja ...