Mbyllet Samiti i Diasporës, Meta: Drejtësia e pavarur, sfidë e përbashkët

ilir-metaKryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së,  Ilir Meta është shprehur se është çasti për të shprehur një detyrim ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Në mbyllje të Samitit të Diasporës, Meta tha se të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës janë realizuar falë edhe kontributit të diasporës dhe shtoi se një nga sfidat e përbashkëta është ndërtimi i një shteti demokratik dhe me drejtësi të pavarur.

“Këto dhe të tjera lajme na bëjnë të përgjegjshëm për angazhime dhe detyrime më të mëdha, dhe të reja ndaj qytetarëve tanë. Ndërtimi i një shteti edhe më demokratik, edhe më funksional të një drejtësie të pavarur dhe të barabartë për të gjithë ekonominë edhe më dinamike, më të integruar dhe më tërheqëse ndaj investimeve, një shoqërie të shëndoshë dhe me arsim konkurrues, të një ardhme të sigurt dhe të një politike të jashtme pragmatike dhe në shërbim të interesave kombëtare, janë sfidat tona të përbashkëta”, tha kreu i Kuvendit.

Meta më tej në fjalim tha se Diaspora dhe shteti shqiptar janë të lidhur ashtu si degët janë të lidhura me pemën.

“Ndaj ne duhet të pohojmë me zë të lartë sot që jemi krenarë për ju dhe përfaqësimin tuaj të denjë në botë. Pikërisht për këtë besoj se është çasti për të shprehur një detyrim të madh ndaj jush. Asnjëherë nuk është vonë për të kuventuar, ashtu si ju keni bërë këto ditë. Asnjëherë ne në Shqipëri nuk duhet të harrojmë se ju keni në çdo çast nevojë të ndjeni pranë jush shtetin dhe vendim amë”, vijoi ai.

“Ashtu si trungu i një peme ka nevojë për degët e tij, sado larg apo e vogël është ajo ashtu edhe çdo degë e tij ndjen nevojën e mbështetjes në një trung të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo është edhe një marrëdhënie jetësore mes diasporës dhe shtetit tonë”, përfundoi kryeparlamentari Meta.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...