Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Peleshi: Në fokus ishte kanabisi

peleshi-siguriTri orë pasi ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, zëvendës Kryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për gazetarët tha se fokusi i kësaj mbledhje ishte pikërisht situata e kanabisit.

Ai theksoi se ka një perceptim të gabuar sa i përket situatës së kanabisit dhe institucionet nuk bazohen në shifra.

“Kishte një fokus për parandalimin dhe luftën kundër kanabisit, dua të them që vjen pas vlerësimit të KE për punën e Policisë së Shtetit për asgjësimin e kanabisit. Ky takim mund t’i kontribuojë inkurajimit të kësaj fryme.

Kjo çështje është përdorur dhe për përfituar politikisht mbi të. Dua ta them që institucionet tona nuk kanë arritur pjekurinë për të folur në shifra, por në perceptime”, deklaroi Pleshi.

“Lufta kundër kanabisit duhet të vlerësohet në bazë të të dhënave, jo perceptimit”, tha Peleshi.

Ai beri me dije se gjithësesi, pas kësaj tryeze agjencitë ligjzbatuese dhe kanalet e komunikimit mes tyre do jenë më aktive

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...