Mbetjet në Fier, kompania tërhiqet: Duam vend tjetër, s’ka hapësirë

Kliko per me shume info

1Protestat e shumta në Fier për  impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, duket se ndryshuan rrjedhë. Mësohet se kompania koncencionare kërkon ndryshimin e vendit për zbatimin e projektit.


Të dy institucionet bëjnë me dije se kompania ka argumentuar se vendi i përcaktuar në Mbyet për impiantin është i papërshtatshëm për shkak të hapësirës së pamjaftueshme, por edhe kushteve të tjera teknike, si prezenca e ujërave sipërfaqësore në terren. Në këtë situatë të hënën pritet një mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak të Fierit, ku do të shqyrtohet kërkesa e kompanisë. Një ditë më parë banorët e fshatit Mbyet paralajmëruan përshkallëzim të protestave këtë të premte, madje theksuan se do të vetëflijoheshin nëse impianti ndërtohej në atë zonë.

Kliko per me shume info

Protestat e shumta të banorëve shprehnin se ky ndërtim është i rrezikshëm, duke apeluar për zhvendosjen e projektit në një tjetër zonë. Kompania që ka fituar garën për kontratën koncesionare është një bashkim operatorësh ndërmjet Shoqërisë shqiptare “Integrated Technology Servicesi” dhe asaj italiane “Energy 2SRL”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here