Mavraj: Tifozët tanë i largoi paniku i rremë që krijuan izraelitët

mavraj2016Mërgim Mavraj tani e thotë qartë dhe pastër. Paniku i ekzagjeruar i krijuar për sigurinë në Shqipëri-Izrael ishte një faktor kyq që privoi kombëtaren nga një stadium i mbushur plot e përplot duke ndikuar te tifozët.

Duke mos dashur të lihet vend për interpretime apo keqkuptime, e citojmë të plotë postimin në profilin e tij në Facebook, ku qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi shprehet.

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?
Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!
Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!
A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.
Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!”

Është ky postimi i Mavrajt ku mbrojtësi rreshtohet haptazi kundër masave të ekzagjeruara për ndeshjen në Elbasan Arena, ku mbi 2000 efektivë të forcave të policisë u angazhuan për sigurinë duke krijuar një klimë të pazakonte për një ndeshje futbolli.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mario-gotze

Real-Dortmund, Mario Götze nuk udhëton me skuadrën

Borussia Dortmund është nisur pa një kampion bote në Madrid për ndeshjen ...