Mavraj, izraelitëve: Mirësevini në vendin e harmonisë fetare

mavraj2016Tuneli Tiranë-Elbasan do te jete i bllokuar nesër. Ekipi izraelit i futbollit qe do te ndeshet me Shqiperine, do te jete ne shtetrrethim nga Rinasi deri në Elbasan, qenë antieksplozivë gjithandej, detektorë metalikë, 2 mijë forca policore në gatishmëri, kombëtarja e Izraelit që vjen e kamufluar nëpër furgonë, spostimi i ndeshjes nga Shkodra në Elbasan etj. etj.

Duket si një prognozë lufte, por në realitet nuk është aspak kështu në vendin tonë. Ndaj, pyetjet që ngrihen krejt logjikshëm janë: Mos po ndodh si në atë shprehjen tonë popullore, “mos bëj ysh pa pasur pula”, apo vërtet ekziston një rrezik real për ndeshjen Shqipëri-Izrael?

Mos po shpenzojmë më shumë energji, përqendrim e vëmendje jashtë fushe dhe do të vuajmë autopresionin në tapetin e blertë, sikurse na ndodhi ndaj Serbisë? Lojtarët izraelitë thonin sot, për mediat e tyre, se nuk janë fare të frikësuar, edhe pse janë gjendur nën masa të rrepta sigurie në kryeqytetin shqiptar.

Po ashtu, kuqezinjtë, të vendosur në “Tropikal”, në Durrës, janë paksa larg “llavës” mediatike, që ka emetuar lloj-lloj lajmesh e rreziqesh këto ditë. Mirëpo, funksionojnë rrjetet sociale, interneti depërton kudo sot, ndaj ka qenë e pamundur që kombëtarja shqiptare të mbetet jashtë kësaj fryme alarmi në prag të ndeshjes me Izraelin.

Duke qenë se mbas frikës qëndrojnë grupe terroriste, të cilat qëmtohen nga organet ligjzbatuese e të sigurisë si të lidhura me ISIS, ka reaguar edhe përfaqësuesi më i denjë i fesë islame në kombëtaren kuqezi. Fjala është për Mërgim Mavrajn, i cili njoihet si besimtar i devotshëm. Përmes faqes së vet në Facebook, qendërmbrojtësi kuqezi ka dashur të largojë mjegullnajën dhe të qetësojë izraelitët: “Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia!”

, shtetrrethim nga Rinasi deri në Elbasan, qenë antieksplozivë gjithandej, detektorë metalikë, 2 mijë forca policore në gatishmëri, kombëtarja e Izraelit që vjen e kamufluar nëpër furgonë, spostimi i ndeshjes nga Shkodra në Elbasan etj. etj.

Duket si një prognozë lufte, por në realitet nuk është aspak kështu në vendin tonë. Ndaj, pyetjet që ngrihen krejt logjikshëm janë: Mos po ndodh si në atë shprehjen tonë popullore, “mos bëj ysh pa pasur pula”, apo vërtet ekziston një rrezik real për ndeshjen Shqipëri-Izrael?

Mos po shpenzojmë më shumë energji, përqendrim e vëmendje jashtë fushe dhe do të vuajmë autopresionin në tapetin e blertë, sikurse na ndodhi ndaj Serbisë? Lojtarët izraelitë thonin sot, për mediat e tyre, se nuk janë fare të frikësuar, edhe pse janë gjendur nën masa të rrepta sigurie në kryeqytetin shqiptar. Po ashtu, kuqezinjtë, të vendosur në “Tropikal”, në Durrës, janë paksa larg “llavës” mediatike, që ka emetuar lloj-lloj lajmesh e rreziqesh këto ditë. Mirëpo, funksionojnë rrjetet sociale, interneti depërton kudo sot, ndaj ka qenë e pamundur që kombëtarja shqiptare të mbetet jashtë kësaj fryme alarmi në prag të ndeshjes me Izraelin.

Duke qenë se mbas frikës qëndrojnë grupe terroriste, të cilat qëmtohen nga organet ligjzbatuese e të sigurisë si të lidhura me ISIS, ka reaguar edhe përfaqësuesi më i denjë i fesë islame në kombëtaren kuqezi. Fjala është për Mërgim Mavrajn, i cili njoihet si besimtar i devotshëm. Përmes faqes së vet në Facebook, qendërmbrojtësi kuqezi ka dashur të largojë mjegullnajën dhe të qetësojë izraelitët: “Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia!”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...