“Maskat” grabisin xhaminë “Ebu Beker” në qendër të Shkodrës

xhamiaaGrabitet nga persona te maskuar xhamia Ebu Beker në qender të qytetit të Shkodres. 2 persona, pa maska dhe vetëm me dy leva në duar kanë arritur të thyejnë deren anësore të objektit të kultit duke hyrë brenda dhe hapur arkën e parave, e cila sipas të dhenave të myfinisë Shkoder kishte të hollat e hedhura 4 ditët e fundit nga besimtarët mysliman.

Shuma e marrë nuk dihet, ndërsa 2 grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur thuajse i gjithë qyteti i Shkodres, pikërisht rreth orës 22.46 minuta, ishte izoluar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, për të kryer grabitjen e xhamisë.
Policia është njoftuar vetëm në orët e para të mëngjesit, atëherë kur imami dhe besimtarët i janë drejtuar xhamisë për kryerjen e ritit të faljes.
Ata kanë konstatuar derën dhe arkën e dëmtuar, duke njoftuar uniformat blu. Këto të fundit nisën hetimet në vendngjarje si dhe siguruan pamjet filmike të grabitjes, ku 2 personat në fjalë dallohen qartë gjatë momentit të hyrjes në xhami. Tashmë po bëhet identikiti i tyre dhe ata janë shpallur në kërkim me akuzën e grabitjes me dhunë. .

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...