Masakrohet nga një bandë femrash, modelja përfundon keq në spital (Foto)

untitledNjë përvojë negative vjen në jetën e modeles Angie Silva e cilat rrahet me grushta për disa minuta. Bëhet fjalë për një grup  femrash të një klubi të natës në Santiago de Guayaquil në Ekuador, që shihen duke e rrahur egërsisht modelen Silva, ndërkaq kalimtarët nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar.
Është zbuluar se ajo deri vonë ishte në një kirurgji, nga sulmet që kishte marrë vitin e kaluar nga një rrahje tjetër. Por siç duket rrahjet ndaj saj po vazhdojnë.
Motra e saj Gabriela ka thënë: “Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si një modele, por tani kirurgët janë thjesht duke u përpjekur për të ruajtur fytyrën e saj.”
Angie shihet në video duke u zvarritur nëpër rrugë dhe duke u goditur nga femrat tjera.
Përfundimisht femrat tjera largohen duke e lënë atë në rrugë të përgjakur dhe pa mbrojtjen e askujt.
Modelja më vonë publikoi një foto që tregon lëndimet që kishte pësuar, dhe ka thënë se ajo vazhdon të marrë kërcënime me vdekje.

 

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ermali-mamaqi

Rrëfimi i Ermal Mamaqit: Shisja paketa cigaresh në rrugë kur isha 12 – vjeç

Artisti dhe drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi ka qenë ...