Keni një marrëdhënie të gjatë? Mos e anashkaloni këtë studim

Soft

partneri5Një marrëdhënie e gjatë mes një cifti ka shumë pasoja. Mësohet se problemet seksuale i prekin më shumë çerekun e vajzave të reja dhe të moshës mesatare, si dhe rreth gjysmën e grave më të vjetra.

Këto probleme e përfshijnë dëshirën seksuale, dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale, si dhe problemet në arritjen e orgazmës. Një studim i kryer përgjatë shtatë viteve mund ta shuaj kureshtjen se përse kaq shumë gra vuajnë nga problemet seksuale.

Duke i përdorur rezultatet e pyetësorëve nga Female Sexual Function Index, hulumtuesit kanë ekzaminuar 2,173 gra të cilat janë para menopauzës.

Rezultatet, të cilat janë publikuar në Psychological Medicine, tregojnë se aftësia e femrave për të përjetuar orgazëm ishte më e qëndrueshmja përgjatë periudhës shtatë vjeçare, përderisa kënaqësia seksuale ishte më e ndryshueshmja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas studimit, gratë të cilat kishin ndryshuar partnerët dy herë përgjatë shtatë viteve kishin shënuar përmirësime në kënaqësinë seksuale, përderisa gratë me të njëjtin partner për shtatë vite kishin raportuar për më së paku përmirësim në funksionin dhe kënaqësinë seksuale.

ME TE LEXUARAT