Niset për në Itali me 180 kg marijuanë të fshehura në serbatorin e makinës, arrestohet 28-vjeçari

111Një tjetër operacion antidroge përfundon me sukses ne Durres.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Lushnja i cili plot 180 kg marijuana i kishte fshehur në serbatorin e makinës me qëllim trafikimin drejt Italisë. Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative arritën t’i sekuestronin rreth 180 kg marijuanë dhe arrestuar në flagrance shtetasin Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje.
Njoftimi policisë:
Më datë 02.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga 28-vjeçari, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
* 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...